75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lind fëmijën e motrës, pasi ajo mund të vdiste nëse mbetej shtatzënë

Lauren Hooper, 31 vjeçare nuk mundi të mbetej shtatzënë, pasi vrima që kishte në zemër mund të vristë atë dhe foshnjën.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Michael nga Okehamton Devon u shkatërruan kur kuptuan se nuk mund të bëheshin prindër.

Mirëpo, motra e saj, Ebony, nënë e dy fëmijëve, lindi fëmijën e tyre.

Ndërsa ajo ishte gati të heqë dorë nga shpresa për të filluar një familje, motra e Laurenit, Ebony, 35 vjeç, një nënë e dy fëmijëve, ofroi të veprojë si zëvendësuese e çiftit.

Pas tre përpjekjeve të dështuara të implantimit, Ebony mbeti shtatzënë në fund të vitit 2017, dhe, muajin e kaluar, lindi mbesa e saj, Rae Ebony Ann Hooper.

Mamaja e re Lauren tha: “Kjo ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. Nuk e dinim nëse do të bëheshim prindër, dhe pastaj Ebony bëri ofertën e saj të pabesueshme.

“Ka qenë një proces i vështirë, por ai që na ka afruar më shumë. Jam shumë i lumtur që mund ta bëj këtë për motrën time”, ka shtuar ajo, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Tani çifti në fjalë janë shumë të lumtur./Indeksonline/

Temat: