11:39 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Lindi fëmijë parakohe, babai i thotë vajzës që ta linte nipin e tij në plehra

Lindja e një foshnje supozohet të jetë një nga përvojat më magjike në jetën e të gjithëve, edhe nëse ju nuk jeni personi që e lindni.

Megjithëse askush nuk mund t’i prishë ato momente të vecanta, për një nënë, ishte babai i saj, shkruan Indeksonline.

30-vjecarja ishte lënduar nga komentet e babait të saj, kur ai e takoi nipin e tij të shumëprituar.

Pas një urgjence, ajo lindi një foshnjë të vogël prej pesë paundësh (dy kilogramë).

Për 24 orët e para pas lindjes, ajo nuk mund ta mbajë atë sepse ai ishte në kujdesin intensive.

Për të gjithë, ajo thuhet të ketë qenë një “ditë stresuese”.

Ajo tha se babai i saj kishte bërë shaka rregullisht për madhësinë e foshnjës gjatë shtatzënisë, duke thënë gjëra si “ky fëmijë do të jetë shumë i madh”, dhe të gjitha këto gjëra e lënduan atë.

Meqë foshnja lindi parakohe, ajo e përshkroi atë si “të vogël dhe të dobët”.

Dhe kur babai i saj u takua në spital me nipin e tij, ai tha: “Ai nuk është aq i shëmtuar sa duket në foto”.

“Hunda e tij është e madhe, por ai nuk është i tmerrshëm”, tha babai.

Më tutje tha: “kur pashë fotografitë e para të tij, unë desha t’ju them ta lini atë në plehra”.

Në asnjë rrethanë mos e quani të shëmtuar një fëmijë, veçanërisht nëse është nipi juaj./Indeksonline/