Lindsay Lohan planifikon të nisë një vendpushim ishullor në Dubai
Lindsay Lohan po planifikon të nisë një vendpushim ishullor në Dubai, i quajtur Lindsayland, pasi ylli “Mean Girls” arriti të gjejë sukses si një sipërmarrëse, me klube të shumta në Greqi.
Në një postim në Instagram, Lohan – e ka filmuar një reality show për MTV në lidhje me bizneset e saj greke –ajo ka postuar një foto të asaj që ajo e quajti një kompleks “prototip” në Dubai, i quajti idenë “Lohan Island Dubai”, transmeton Indeksonline.

Sipas një raporti të vitit 2012 mbi Emiratet 24/7, investitorët në projekt u “ofruan një rimbursim të plotë nga zhvilluesi”, dhe projekti ishte vënë në pritje.
Faqja e internetit për projektin e planifikuar ka premtuar 131 rezidenca, një restorant me pesë yje dhe restorante gustator./Indeksonline/