11:39 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Linja e njohur ajrore e fut Wi-Fi në aeroplanët e tyre

Linja e famshme amerikane, “Spirit” ka vendosur që të fusë Wi-Fi në aeroplanët e tyre.

Me anë të një njoftimi “Spirit Airlines” njofton se që nga fundi i këtij viti të gjithë aeroplanët do të pajisen me Wi-Fi për pasagjerët e tyre.

Qasja në rrjet do të jetë me pagesë me çmim 6.50 dollarë për fluturim.

Kompania bën të ditur se internetin do ta siguroi përmes satelitëve të Ka-Band dhe se do të jetë internet i shpejtësisë së lartë./Indeksonline/

Temat: