20:36 / E Hënë, 03 Qershor 2019

Linja e re e iPhone me hapësirë bazike për ruajtje prej 128GB

Një numër i madh i telefonave premium po kalojnë në 128GB si kapaciteti bazë i hapësirës së magazinimit.

Edhe gjiganti i teknologjisë amerikane Apple po shkon në këtë drejtim me linjën e ardhshme të iPhone.

Modelet e tanishme të iPhone XS kanë një ruajtje bazë prej 64GB, pastaj kalojnë 128GB dhe menjëherë shkojnë në 256GB në variante të mëposhtme.

Raporti më i fundit i referohet kryesisht modeleve të reja të iPhone, në vend të pasardhësit më të përballueshëm të XR.

Dyfishimi i magazinimit do të zvogëlojë problemet me instalimin e përmbajtjes në telefonat e ri, veçanërisht kur bëhet fjalë për përditësime të reja të platformës  iOS