00:00 / E Shtunë, 06 Maj 2023 / MSH

LinkedIn njeh kodin e Kosovës

Kodi i shtetit të Kosovës +383 tashmë është vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së njohur LinkedIn.

Lajmin e ka bërë të ditur e vetmja menaxhere shqiptare nga Kosova që punon në këtë komoani, Hava Maloku.

“Unë e vlerësoj punën e zellshme të ekipit inxhinierik për ta bërë të mundur këtë. Duke ardhur nga një vend i vogël ku je shpesh i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si është të jesh i padukshëm.

Të jesh në gjendje të ndikosh atë ndryshim nga ana e kundërt e tabelës ndihet e pabesueshme tani. Gëzuar popullin tim të Kosovës”, ka shkruar ajo.