75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 20 Qershor 2025 / G T

Lionel Messi luajti i lënduar, e konfirmon Mascherano: Kishte dhimbje para ndeshjes…!

Skuadra e Inter Miamit shënoi një fitore të madhe mbrëmë ndaj Portos me shifrat 2:1 në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube.

Lionel Messi shënoi gol nga gjuajtja e lirë, duke ia dhuruar tri pikë skuadrës së tij amerikane, shrkuan Indeksonline

Trajneri Javier Mascherano foli pas ndeshjes dhe zbuloi se Messi ishte i lënduar, por kishte dëshirë të luante.

“Lionel Messi luajti me një dëmtim kundër Portos, me disa dhimbje… Por mënyra se si vraponte pavarësisht dhimbjes ishte e çmendur. Nuk ishte e garantuar se ai do luante sot…”, u shpreh Mascherano

/Indeksonline/