18:16 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lionel Messi nënshkruan për ekipin norvegjez

Skuadra norvegjeze IK Junkeren ka transferuar Lionel Messin në këtë javë, mirëpo nuk bëhet fjalë për Messin e Barcelonës, por për 16 vjeqarin i cili tani e mbanë emrin e argjentinasit, pasi që e ka ndryshuar emrin e tij.

16-vjeçari, i njohur dikur si Daniel Are Knutsen, vendosi të ndryshojë emrin e tij për nder të Messit të Barcelonës.

“Unë kam pasur në plan për të ndryshuar emrin tim që një kohë,” tha ai, transmeton Indeksonline.

“Lionel Messi është idhulli im më i madh dhe me përkushtimin tim ndaj futbollit, nuk ishte asgjë më shumë sesa të provoja”.

Messi i ri pranon se talenti i tij nuk është askund afër standardit yllit të Argjentinës, por ai përpiqet ta kopjojë heroin e tij në fushë.

“Dua të them që përpiqem sa më mirë që të mundem për të luajtur rrugën e tij”. tha ai.

Menaxheri i IK Junkeren, Runar Bo Eriksen bëri shaka se klubi fillimisht donte të transferonte Cristiano Ronaldon, por Messi ishte zgjedhja eventuale.

“Unë bëra shaka më parë se duhet të kërkojmë Cristiano Ronaldo. [Messi] do të luajë para së gjithash futbollin nën 16 vjeç, por shpresojmë që ai përfundimisht të bashkohet me ekipin e parë.”/Indeksonline/.