18:03 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lipa, Ledrinho, Vokrri… ja disa nga numrat që do t’i bartin yjet sot

Kjo e shtunë i takon yjeve të futbollit shqiptar.

Sot nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë pritet të zhvillohet një ndeshje miqësore, që ka qëllim humanitarë.Në këtë ndeshje prezent do jenë edhe dy yjet e mëdha të futbollit, Milot Rashica e Granit Xhaka.

Tashmë pak orë para ndeshjes janë zbuluar edhe disa nga numrat në fanella që do ti bartin akterët e kësaj ndeshje.Numrin 9, atë të legjendës Vokrri do ta bartë Gramoz Vokrri, kurse futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka ka zgjedhur numrin 34.

Ndërsa te skuadra ‘rivale’, Milot Rashica pritet ta bartë numrin 11, kurse këngëtari i njohur, Ledri Vula do ta ketë numrin 10.