11:30 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lipjani modest pret liderin Rahovecin

Lipjani dhe Rahoveci do t’i masin forcat sonte me fillim nga ora 17:00 në Sallën e sporteve “Better life” në Lipjan.

Ekipi modest nga Lipjani ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon, ndonëse ka zhvilluar ndeshje mjaft të bukura, shkruan Indeksonline.

Me aspak buxhet për ta mbajtur ekipin, Lipjani po synon mbijetesën, diçka vështirë e arritshme pa financim. Megjithatë po vazhdojnë të bëjnë ndeshje të bukura.

“Me apo pa para ne do të luajmë dhe do vazhdojmë t’u bëjmë konkurencë ekipeve të Superligës me aq sa kemi mundësi” – u shpreh trajneri Pajazit Olluri për Indeksonline.

Për ta ndihmuar klubin, hyrja në sallë do të jetë me një pagesë simbolike./Indeksonline/