15:40 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Liqeni artificial në Mitrovicë i mbuluar nga mbeturinat!

Për gjendjen jo të mirë të liqenit akumulues në Mitrovicë, është raportuar disa herë radhazi.

Drejtori i Mbrojtjes së Mjedisit, Asllan Isufi së bashku me Shoqatën e Peshkatarëve kanë ndërmarrë aksion për ta pastruar atë, ani pse kishte mungesë të mjeteve të pastrimit.

Sidoqoftë, liqenin e konsiderojnë si pasurinë më të madhe të qytetit, por që ka mbetur nën mëshirë të fatit pasi nuk ka një zgjidhje institucionale për pastrimin e tij./Indeksonline/