18:05 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Një vajzë e vdekur gjendet në liqenin artificial në Mitrovicë (Foto)

Një trup i pajetë i gjinisë femërore është gjetur në liqenin artificial të Mitrovicës.

Trupi i pajetë është gjetur në liqenin që u ndërtua në Suhadoll të Mitrovicës,  në orën 17:30. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera lidhur me rastin.