Liqeni i Kosovës që po tenton ta marrë Serbia, po ruhet nga forcat amerikane (Foto)
Shteti i Serbisë me çdo kusht është duke insistuar që ta bëjë për vete njëren prej pasurive më të rëndësishme që ka Republika e Kosovës.
Bëhet fjalë për Liqenin e Gazivodës (Ujmanit) i cili që nga orët e hershme të mëngjesit është duke u mbikqyrur nga forcat ushtarake amerikane.
Ekipi i “Indeksonline” ka qëndruar në veri të vendit ku edhe ka realizuar disa fotogarfi të pjestarëve të KFOR-it të cilët ishin pozicionuar përgjat këtij liqeni që gjendet në komunën e Zubin Potokut.
Vlen të theksohet se një pjesë e vogël e liqenit kalon ne territorin e Serbisë.
Gazivoda është liqeni më i madhi në Kosovë me një sipërfaqe prej 11,9 km² dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash./Indeksonline/