17:34 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Liria e shprehjes garantohet me ligje vendore e ndërkombëtare

Liria e shprehjes është e garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare, siç është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, saktësisht neni 10 që ia garanton secilit lirinë e shprehjes.

Flutura Kusari, juriste e drejtës së medias, theksoi se nuk është edhe e pakufizuar liria e shprehjes, ndonëse kufizimet shpesh herë edhe keqpërdoren kufizimet e tilla.Kusari në organizimin e Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së, me titull “Liria e Shprehjes dhe e Drejta e Medias”, theksoi se liria e shprehjes nuk është vetëm e drejta për të folur, por shumë më e gjerë.

Ajo përmendi shumë arsye pse ka rëndësi liria e shprehjes për njerëzit. Sipas saj, arsyeja më e rëndësishme që ka rëndësi liria e shprehjes është, sepse mundëson vetëzhvillimin, pasi secili person mund të zhvillohet nëse e ushtron lirinë e shprehjes.          Por, Kusari thotë se liria e shprehjes nuk është edhe e pakufizuar. Ajo ka përmendur dokumentet e klasifikuara, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit, mbrojtjen e identitetit e raste tjera, kur kjo e drejt mund të kufizohet.

Sipas saj, ka edhe raste kur keqpërdoren këto kufizime për të mos dhënë informacionet e duhura. Kusari thekson se në një botë ideale, sundimi i ligjit ishte dashur të identifikohet me disa elemente, siç janë qeverisja e vendit me ligje që publikohen dhe promovohen që është element i transparencës, vlefshmëria e ligjit njëjtë për të gjithë, e jo për dikë më shumë e për dikë me pak, respektimi i ndarjes së pushteteve, e tjera.

Mirëpo, ajo përmend edhe obligimet që kanë gazetarët kur raportojnë. Në këtë diskutim, pati edhe pyetje nga pjesëmarrësit për juristen e drejtës së medias, Flutura Kusari.