18:25 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Liria feston fundin e suksesshëm në stinorin vjeshtor (Foto)

Skuadra nga Prizreni, Liria me fitore 4 me 1 ndaj Kek-ut është përshëndetur në mënyrën më të mirë nga tifozët për stinorin vjeshtor, përcjellë IndeksOnline.

Me këtë rast, kryetari klubit Mirsad Çollaku, shtroi koktej në shenjë falënderimi dhe respekti për mundin e dhënë në edicionin e vjeshtës.

Këtë sezon, Liria u plasua në rrethin tjetër të DigitAlb Kupës së Kosovës, që është dhe njëri nga synimet përfundimtare, bashkë me ndjekjen e titullit.

Ajo, në kampionat doli e pesta me 28 pikë të grumbulluara por që distanca me pike, është e vogël dhe që mund të shkrihet në pranverë.’Ju përgëzoj për angazhimin dhe suksesin e arritur në të dyja fronte në kampionat si dhe në kupë.

“Shpresoj që pranvera të jetë edhe më e begatë dhe që të kapin Europën”, ka thënë kryetari Mirsad Çollaku, që ka falënderuar të gjithë në klub, futbollistët, shtabin teknik, anëtarët tjerë si dhe bordin.

Ai, më tej ka kërkuar përkushtim edhe më të madh në pranverë për të arritur objektivat.

Futbollistët e Lirisë , do të kenë një pushim dy javor, për tu kthyer më pas me seancat stërvitore./IndeksOnline/