09:19 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Liridon Krasniqi “kërcënon” Kosovën: Malajzia po më pret krah hapur, çfarë po prisni ju?

Liridon Krasniqi, futbollisti i Kedah FA ka një mesazh për krerët e Përfaqësueses së Kosovës.

Një prej futbollistëve më të mirë në Malajzi, tha për IndeksOnline, se është afër ta pranoj ofertën e shtetit ku luan.

“Normalisht se dua të luaj për Kosovën, po ata nuk po lajmërohen, nuk e di çfarë po presin!. Këtu në Malajzi janë duke më pritur me krah hapur. Nuk dua që të humb kjo mundësi”, ka thënë Krasniqi për IndeksOnline.

Në kohën e Albert Bunjakit, Krasniqi ishte i ftuar tri herë të luaj për Kosovën, por atëherë ende nuk ishte e pranuar në shtëpitë më të mëdha të futbollit botëror, FIFA e UEFA.

26-vjeçari i cili te Kedah është nga viti 2015, më parë ka luajtur edhe për klube europiane si: Nurnberg, Slavia Prague, Mlada Boleslav, Ankaraspor dhe Fethyespor.

Për Kedah-in, Liridoni ka zhvilluar afro 100 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola. Së fundi, kosovari ishte afër transferimit në Ligue 1 të Francës, te ekipi i Angersit.

Kujtojmë se Kosova tani është pa trajner, dhe shumë shpejtë pritet të emërohet i riu./IndeksOnline/