75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / G T

Liridon Krasniqi “kopjon” Benzeman, bën iftar me dy hurme

Karim Benzema kishte marrë vëmendje të madhe gjatë muajve të Ramazanit, kur ushqehej me dy hurme dhe menjë gotë qumësht.

Pasi e bënte këtë, sulmuesi francez shënonte nga dy apo tri gola në UEFA Champions League, shkruan Indeksonline

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi e ka “kopjuar” ish-lojtarin e Real Madridit, pasi në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku shihet duke bërë iftar me dy hurme dhe një gotë ujë.

Liridon Krasniqi është pa klub që nga 1 janari i këtij viti, ku e ndërpreu kontratën me klubin nga Malajzia, Johor DT.

32-vjeçari që tashmë ka pasaportë të Malajzisë është kthyer në Gjermani dhe po luan në futboll të vogël në vendet europiane./Indeksonline/