14:06 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / L K

Lirim Jakupi dënohet me 27 vjet burgim për vrasjen e Bakush Veselit

Në Gjykatën Themelore në Gjilan sot është shpallur aktgjykimi për vrasjen e Bakush Veselit.

Ish-ushtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi është dënuar me 27 vjet burgim.

I akuzuari tjetër Afrim Ismajloviq është dënuar me 24 vjet burgim dhe Faton Osmani me 15 vjet burgim.

Vrasja që kishte ndodhur në shtator të vitit 2021 kishte tronditur Gjilanin pasi që dy persona ekzekutuan viktimën në një kafiteri të parku i qytetit dhe më pas ikën këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve./Indeksonline/