22:43 / E Martë, 31 Gusht 2021 / OSH

Lirim Kastrati afër transferimit tek Legia Warszaw

Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati, është afër të transferohet tek ekipi polak, Legia Warszaw, transmeton IndeksOnline.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Dinamo Zagreb dhe kampioni polak kanë arritur akord për transferimin e Kastratit, tani mbetet vetëm marrëveshja personale e anësorit me klubin.

Dëshira e ish-sulmuesit të Lokomotivës është që të transferohet në Poloni dhe një transferim mund të ndodh. /Indeksonline/