11:47 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lirim Kastrati asist të bukur në Kroaci, kosovari ia servon bukur shqiptarit

Lirim Kastrati vazhdon të shkëlqejë në Kroaci. Ylli kosovar ka bërë asist të bukur në ndeshjen që Lokomotiva e Zagrebit barazoi ndaj Rijekës.

Madje, Kastrati i asistoi një shqiptari, Myrto Uzunit.

Kastrati së fundi është ftuar nga Challandes për ndeshjen e radhës ndaj Gjibraltarit./Indeksonline/