22:11 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lirim Kastrati llogaritet ”shpresë” nga klubi kosovar për ta kaluar krizën financiare

Lirim Kastrati është duke vazhduar me paraqitjet mbresëlënëse në futbollin kroat.

Te skuadra e Lokomotivës në Kroaci, Kastrati është bërë lider i skuadrës duke shënuar gol pothuajse në çdo ndeshje.

Tani, reprezentuesi kosovar është zgjedhur në formacionin më të mirë të vitit në Kroaci, si dhe në më të mirin e javës që lamë pas, transmeton IndeksOnline.

Përveç kësaj, Kastrati është edhe kandidat potencial për ta fituar çmimin e më të mirit të vitit në futbollin kroat, transmeton IndeksOnline.

Lirimi është produkt i futbollit hogoshtas dhe tani ai po llogaritet si ”shpresë” për Kikën, skuadrën kosovare.

Duket se Kika ka marrëveshje me lojtarin që nga ai të përfitojë shuma të majme financiare në rast të transferimit të tij diku tjetër.

No automatic alt text available.

Kështu, Kika synon që në rast përfitimi, ta rregullojë infrastrukturën dhe ta kalojë krizën financiare./IndeksOnline/