21:42 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / C E

Lirim Kastrati shënon golin e parë në Hungari

Lirim Kastrati më në fund ka gjetur golin për skuadrën e tij Ujpest në kampionatin hungarez.

Mbrojtësi i Kosovës golin e ka arritur në fitoren e Ujpesit ndaj Mezokovesd-Zsory me rezultat prej 3-0.

22 vjeçarin ishte ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 9-të, duke e nisur mirë ndeshjen.

Rezultati u dyfishua nga Nikolla Mitrovic në minutën e 43-të dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Ndërsa në pjesën e dytë u trefishua epërsia me anë te Tallo në minutën e 60-të.

Kastrati ka luajtur në 20 ndeshje për Ujpest në kampionatin e Hungarisë, ndërsa ky ishte goli i parë i tij.