17:22 / E Enjte, 25 Maj 2023 / Gj. Sh

Lirohen çmimet e biletave të finales Gjilani – Prishtina

Janë liruar çmimet e biletave për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

”Me kërkesë të klubeve finaliste SC Gjilani dhe FC Prishtina dhe me miratimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, janë liruar çmimet e biletave për finale e Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.”, thuhet në njoftim.

Çmimet e biletave janë 5 euro për tribun%n perëndimore, 3 euro për tribunën lindore dhe 2 euro për tribunat në jug dhe veri.

Biletat do të dalin në shitje ditën e hënë (29 maj) dhe do të shiten në sistemin online.

Ndeshja do të zhvillohet me më 5 qershor, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet./IndeksOnline/