09:26 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Lirohet nga aktakuza ish-kryetari i Gjykatës së Apelit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj.

Mekaj është liruar nga aktakuza bashkë me tre të akuzuarit, Vlora Gorani, Mentor dhe Ali Seferaj.

Konfirmimin për lirim nga aktakuza e ka bërë avokati, Besnik Berisha, shkruan Indeksonline.

Mekaj që ishte arrestuar në korrik të vitit 2015 po akuzohet për keqpërdorim të detyrës në lidhje me një rast ku sipas prokurorisë Mekaj do të angazhohej në caktimin e shqyrtimit gjyqësor në dy raste dhe ricilësimin juridik të veprave penale.

Pothuajse i gjithë ky gjykim është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura për shkak se mbrojtja kishte kërkuar mbylljen e seancës për publikun pasi që sipas tyre mund të cenohej privatësia e palëve në procedurë./Indeksonline/

Temat: