11:11 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Lirohet nga akuzat kryetari i “Dardanëve”

Lulzim Berisha, kryetari i tifozëve “Dardanët” , në muajin dhjetor ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale organizim të fajdeve, detyrimeve dhe kanosjeve.

Pas 5 mujave në arrest Berisha është liruar, ndërsa këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social në Facebook.

“Pas 5 muajve në arrest, sot prokurori vendosi t’më liroj nga akuza për të cilën akuzohesha. Drejtsia vonon, por nuk gabon. Një falenderim i madh shkon për avokatët Fanol Krasniqi dhe Nasuf Hasani.” ka shkruar ai. /IndeksOnline/