09:59 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Lirohet rruga Kaçanik-Hani i Elezit, krijohen kolona të gjata (Foto)

Është liruar për qarkullim të automjeteve rruga Kaçanik-Hani i Elezit.

Ndërsa, si pasojë e rrugës një kahore në këtë aks janë krijuar kolona tejet të gjata të automjeteve, të cilat janë duke pritur që të shkojnë nga Kosova për Maqedoni.

Ndryshe, për më shumë se 2 javë, kjo rrugë ishte mbyllur për qarkullim kjo për shkak të punimeve që Ministria e Infrastrukturës i ka zhvilluar në atë pjesë.

Kjo rrugë ishte vlerësuar si shumë e rrezikshme për qytetarët që lëviznin andej, për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut. /Indeksonline/