19:13 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lis Shoshi, ylli i mbrëmjes në ”Arena Antonio Alexe”

Përfaqësuesja kosovare pësoi humbje dramatike nga Rumania si mysafir.

Në një fund dramatik, rumunët mposhtën djelmoshat kosovar me rezultat, 88-83.

E basketbollisti më i dalluar te të besuarit e Damir Mulaomerovic ishte Lis Shoshi, transmeton IndeksOnline.

Shoshi në këtë ndeshje shënoi 29 pikë dhe bëri 18 kërcime.

Pas ndeshjes, Shoshi u krahasua nga FIBA me yllin e Rumanisë, Alex Olah.

Olah, në këtë ndeshje, shënoi vetëm 15 pikë, bëri nëntë kërcime, dhuroi tri asistime dhe bëri një bllokim./IndeksOnline/