10:29 / E Enjte, 10 Mars 2022 / AR

Lista e kompanive ndërkombëtare që vazhdojnë të operojnë në Rusi

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar listën e kompanive ndërkombëtare që kanë vendosur të qëndrojnë në Rusi.

Ata thonë se, çdo kompani që furnizon, prodhon ose shet në tregun rus kontribuon në buxhetin ushtarak, transmeton Indeksonline.

“Si rezultat, kompanitë që mbeten në Rusi po sponsorizojnë luftën dhe vrasjen e fëmijëve. Në dy javë të agresionit të paprovokuar ushtarak rus, sulmet ajrore dhe të shtënat kanë vrarë më shumë se 50 fëmijë”.

Ukraina u bën thirrje këtyre kompanive që të rishqyrtojnë vendimet e tyre dhe të ndërpresin plotësisht operacionet në Rusi./Indeksonline/