Mbrojtësit që Barça është duke i vëzhguar për në janar
Problemet e Barcelonës me Samuel Umtitin, i cili është në Katar duke u trajtuar nga problemi i tij në gju, nënkupton se klubi duhet ta blejë një qendër-mbrojtës në janar.
Katalunasit do ta donin mbrojtësin e Ajax, De Ligt, por ata nuk mund ta transferojnë atë deri në janar, kështu që kjo çështje është emergjente për afatin kalimtar dimëror.
Madje, Barcelona është duke e konsideruar edhe transferimin e ndonjë veterani vetëm sa për gjashtë muaj për t’i menjanuar problemet në repartin defanziv, transmeton IndeksOnline.
Në këtë listë është edhe Branislav Ivanovic, 34-vjeçari që luan te Zeniti, Benedikt Howedes (30-vjeçar), i cili luan te Lokomotiva e Moskës, Jose Fonte (34-vjeçar) i Lilles dhe Adil Rami (32-vjeçari) i Marseilles.
Përveç veteranëve, Barcelona ka në mendje edhe lojtarë më të ri për afatin kalimtar dimëror.
Ndër opsionet e Barcelonës janë Unai Nunez, Diego Llorente, Jorge Mere, Milan Skriniar, Leonardo Balerdi, Dayot Upamecano, Toby Alderweireld, etj./IndeksOnline/