12:17 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lista e votuesve në Istog, 49.150 qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën përfundimtare të votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, që do të mbahen më 17 dhjetor 2017.

Lista përfundimtare e votuesve brenda komunës së Istogut përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve.

Ndërsa, numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85, pasi këta votues gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë sjellë dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues.

Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.

Temat: