10:03 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Lista sekrete e serbëve të padëshiruar në Amerikë, ndër ta Sheshel dhe Ceca

Është publikuar lista e quajtur si ‘sekrete’ e serbëve të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër emrat kryesor që figurojnë në këtë listë është edhe Vojislav Sheshel, Miroslav Miskoviq, Aca Lukas, Merima Njegomir, Goran Radosavleviq Guri, si dhe këngëtarja e njohur serbe, Ceca, transmeton Indeksonline.

Telegrafi serb gjatë këtij raportimi ka përmendur edhe Ljubisha Dikoviq, komandantin e Ushtrisë serbe, të cilit thuhet se i është refuzuar viza edhe pse ai mori një thirrje për të ligjëruar në Amerikë.

“Refuzohen vizat, e ndër të tjerash edhe Cecas e cila gjendet në listën e “mëkateve” nga martesa që pati me Zeljko Raznatoviq Arkan, që për ta konsiderohet një kriminel lufte dhe një kriminel ordiner që kishte të bënte me shumë arrestime”, raportohet të ketë thënë një burgim për Telegrafin nga qarqet diplomatike./Indeksonline/