21:04 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Lista Serbe konfirmon iniciativën për largim nga Qeveria e Kosovës

Pak më parë Indeksonline ka raportuar se Lista Serbe mori vendim që të largohet nga Qeveria e tanishme e Kosovës.

Një gjë e tillë tashmë është konfirmuar edhe nga vetë Lista Serbe.

I pari i komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq ka thënë se sot ishte një ditë e vështirë për serbët, ku fytyra e institucioneve të Kosovës është parë më së miri, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu është shtuar se udhëheqja e Listës Serbe ka zhvilluar një takim urgjent ku morën iniciativën për largimin nga Qeveria e Kosovës.

Komunikata e plotë:

Të dashur qytetarë,

Kjo është një ditë e vështirë për serbët në Kosovë dhe Metohi, ku fytyra e institucioneve të Prishtinës është parë më së miri. Brutal, me një plumb në dhomë, me granata tymuese dhe egërsi. Një grua dhe meshkuj janë sulmuar dhe rrahur gjithashtu  përfaqësues legal  dhe legjitim të popullit serb në institucione, ministra, drejtorët e zyrave, deputetë e kryetarë të komunave të krahinës.

Pas këtij abuzimi dhe demonstrimi të forcës, udhëheqja e Listës Serbe zhvilloi një takim urgjent ku morëm iniciativën për largimin nga Qeveria në Prishtinë. Ne do ta njoftojmë këtë vendim tek Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dialogu në këto rrethana, kur njerëzit e paarmatosur takohen me plumbat në dhomë, kur fjala shkon pushkë bashkë me thembrat e çizmeve të tyre, duke bërë dhunë institucionale ndaj qytetarëve, kjo nuk ka kuptim.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq./Indeksonline/