75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lista Serbe: Nuk e votojmë demarkacionin me Malin e Zi

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të votojë për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një komunikatë dërguar medieve, Lista Serbe ka thënë se mediat po japin deklarata të rrejshme kinse janë pajtuar për këtë gjë, transmeton Indeksonline.

“Nuk është në marrëveshjen e koalicionit me PAN që të përkrahim demarkacionin me Malin e Zi dhe nuk biem pre, do të vazhdojmë luftën për të mirën e serbëve në Kosovë. I bëjmë vërejtje popullit serb në Kosovë që herë pas here do të ketë tentime që Lista të paraqitet e tillë para të tjerëve. Kjo ka sjellë pasiguri te serbët që jetojnë këtu”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/

Temat: