14:42 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lista Serbe pro Gjykatës Speciale: Është e pamundur të jetë fajtore veç Serbia

Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq thotë se Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës ndërsa e përkrah formimin e Gjykatës Speciale.

“Në një luftë është e pamundur që vetëm njëra palë të jetë fajtore e të akuzohet për çdo gjë e pala tjetër pothuajse për asgjë. Është shumë e rëndësishme që për shkak të së ardhmes dhe bashkëjetesës, të përgjigjen me emër e mbiemër ata që kanë bërë lufte në mënyrë që gjërat të mos përgjithësohen”, ka thënë për DW Jevtiq.

Ai nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse e njeh Republikën e Kosovës ministër i të cilës është.

Ka theksuar se rezultatet e kthimit të serbëve të shpërngulur në Kosovë janë pothuaj dëshpëruese.

“Janë të të shpërngulur 200 mijë serbë e janë kthyer vetëm 20 mijë”, ka theksuar Jevtiq.