Lista Serbe s’e “përballon” Ushtrinë e Kosovës, braktisë seancën
Lista Serbe e ka braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, pak minuta para se të hidhen në votim tri projektligjet për Ushtrinë.
Njëri nga deputetët e Listës Serbe mbajti një fjalim të shkurtër ku shprehi qëndrimin kundërshtues të Listës Serbe, para se ky grup të braktiste seancën.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë gjatë seancës se ndryshimi i ligjeve për FSK-në është në kundërshtim me aktet ndërkombëtare për Kosovën./Indeksonline/