12:23 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lista Srpska mburret me vendimin e fundit të Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka aprovuar propozimet e Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, për komunat me shumicë serbe të pjesës veriore, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës i objekteve dhe pronave të paluajtshme.

Është subjekti politik, Lista Serbe, që po mburret me këtë vendim duke e quajtur si arritje e realizimit të synimit të tyre.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, ka qenë kërcënim politik dhe ekonomik për serbët te Kosovës ndër vite.

Me vendimin e qeverisë, Rakiq ka thënë se do të përmirësohet mjedisi ekonomik nëpër komuna, por edhe kushtet e jetesës së qytetarëve që jetojnë në to.

“Ky sukses yni tregon se Lista Serbe kujdeset për interesant e qytetarëve serbë dhe se tregon se pse kjo listë ka marrë mbi 90% të votave të serbëve në zgjedhje”, ka thënë Rakiq.