11:11 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Ceremonia e FSK-së për ‘Epopenë e UÇK-së’

Është mbajtur ceremonia për manifestimin e ‘Epopesë së UÇK-së’, në kazermën e FSK-së, ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarët Jashari, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, si dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme të vendit, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Qeveria e Kosovës nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj ka organizuar manifestim gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me datat 5,6 dhe 7 mars./Indeksonline/