16:06 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë grupet e Botërorit “Russia 2018”

Në Pallatin Shtetëror të Kremlinit ka filluar të hidhet shorti i fazës finale të Botërorit “Rusi 2018”. Në këtë ngjarje janë të pranishëm mbi 1 mijë e 300 të ftuar, ndër të cilët 30 trajnerë, nga 32 gjithsej, të skuadrave të kualifikuara, që janë të ndara në 4 vazo.

Në çdo grup duhet të jenë jo më shumë se dy skuadra evropiane.

Kombëtaret që vijnë nga kontinentet e tjera, nuk mund të jenë në të njëjtin grup me përfaqësueset e së njëjtës konfederatë.

Përveç kritereve bazë, FIFA ka vendosur edhe disa rregulla të tjera përsa i përket shortit. Rusia, e vendosur në një gogël të kuqe në vazon e parë do të jetë skuadra A1, e para e grupit të parë.

7 përfaqësueset e mbetura të vazos së parë do të jenë të parat e grupeve të mbetura nga B te H. 6 ga 8 grupe do të kenë nga 2 skuadra europiane, ndërsa 2 vetëm nga 1.

Grupi A: Russia, Uruguaj, Egjipti, Arabia Saudite

Grupi B: Portugalia, Spanja, Iran, Maroku

Grupi C: Franca, Peru, Danimarka, Australia

Grupi D: Argjentina, Kroacia, Islanda, Nigeria

Grupi E: Brazili, Zvicra, Costa Rica, Serbia

Grupi F: Gjermania, Meksika, Suedia, Japonia

Grupi G: Belgjika, Anglia, Tunizia, Panama

Grupi I: Polonia, Kolumbi, Senegali, Korea e Jugut