20:46 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

LIVE: Kosovë – Maltë, minut pas minuti në ”Fadil Vokrri”

Ka filluar ndeshja e shumë pritur mes Kosovës dhe Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova do të synojë fitoren e radhës në kuadër të ndeshjes së tretë në Ligën e Kombeve kundër maltezëve.

Në Baku, djelmoshat e Bernard Challandes barazuan pa gola me Azerbajxhanin, më pas në Prishtinë mposhtën Ishujt Faroe, dhe sonte e synojnë të njejtën gjë.

Pas intonimit të himneve të të dyja vendeve, gjyqtari tashmë e ka dhënë shenjën e parë për fillimin e ndeshjes./IndeksOnline/

_________________________________________________________________________

90:00 – Përfundon gjithça, Kosovë 3-1 Maltë.

82:00 – Debuton Lirim Kastrati në fanellën e Kosovës në vend të Muriqit.

79:00 – Kosova shënon edhe golin e tretë, është sërish Benjamin Kololli, ai i cili ka trefishuar epërsinë me një gol të bukur.

77:03 – Pas një aksione ”alla-Barcelona”, Milot Rashica lanson goditje të fuqishme, të cilën e pret portieri maltez.

76:04 – Largohet Arbër Zeneli, në vend të tij Milot Rashica. Veprim i duhur nga Challandes.

73:11 – Valon Berisha largohet nga loja, në vend të tij futet Besar Halimi.

70:00 – Kapiteni i Maltës, Mesut ndëshkohet me karton të kuq pas kartonit të dytë të verdhë pas një ndërhyrje të palejuar.

68:00 -Kombëtarja e Kosovës e ka rikthyer avantazhin ndaj Maltës në 2-1Pas një aksioni mirë të kombinuar, Vedat Muriqi më në fund e ka gjetur rrjetën.

64:55 – Pas një lëvizje fantastike të Edon Zhegrovës, ky i fundit godet shtyllën, por portieri maltez preku topin për ta shpëtuar skuadrën e tij.

63:55 – Zëvendësim te Malta. Schembri largohet për t’ja liruar vendin Effiong.

62:30 – Aksion i bukur i krijuar nga Kryeziu e Vojvoda, por pas një pasimi fantastik sulmuesit të Kosovës, ky i fundit e humbet rastin e mirë për gol.

59:00 – Zëvendësim te Malta. Largohet Fenech, inkuadrohet Briffa.

58:00 – Zyrtarët e UEFA-s janë duke e vëzhguar ndeshjen nga afër në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

50:10 – Rivënie këndi dhe shënon mbrojtësi i Maltës, Andrei Agius nga korneri i parë për maltezët.

46:11 – Korneri i katërt për Kosovën, por grushton portieri maltez, i faulluar.

45:01 – Fillon pjesa e dytë në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

45:00 – Përfundon pjesa e parë, Kosovë 1-0 Maltë.

43:11 – Rivënie këndi, Muriqi vihet para portierit dhe e humbë. Më pas, Zhegrova godet shtyllën.

39:11 – Statistika aktuale: Goditje në portë – Kosova 6, Malta 0.

35:11 – Vedat Muriqi në mundësi ballë për ballë me portierin kundërshtar, por pa sukses finalizimi i tij.

30:00  – Benjamin Kololli kalon Kosovën në epërsi me një gol të shënuar pas një aksioni mirë të krijuar.

27:01 – Goditje nga distanca nga Arber Zeneli, por portieri kundërshtar e pret pa problem.

26:41 – Top i gjatë nga Vojvoda drejt Zhegrovës, por ky i fundit e humbet në duel me maltezët.

25:00 – Ende pa gola, dominim i lehtë i futbollistëve të Bernard Challandes.

20:35 – Aksion mirë i kombinuar nga Malta.. goditje nga futbollisti maltez, por Samir Ujkani është në vend.

19:00 – Goditje dënimi për Kosovën. Gjuan Valon Berisha, por drejt e në duart e portierit të Maltës.

15:39 – Korner për Valon Berishën, por jo i saktë. Maltezët nisën në kundërsulm, por Skembri ndalet në mënyrë të pajelueshme nga kosovarët.

11:30 – Aksion i bukur i Kosovës, me Zhegrovën që godet nga distanca, por që ndalet nga portieri kundërshtar.

10:50 – Kundërsulm i Maltës, por ndalet suksesshëm nga mbrojtësit kosovar.

9:20 – Gati 10 minuta lojë në ”Fadil Vokrri”, ende pa gola.

09:00 – Të gjithë tifozët në këmbë në nderim të legjendës, Fadil Vokrri.

7:33 – Aksion i Maltës, por ndalet mirë nga Vojvoda. Kosovarët nisen menjëherë në kundërsulm me Zhegrovën, por pa sukses.

06:55 – Valon Berisha e ekzekuton goditjen e dënimit, por faul në sulm, dhe topi në këmbët e maltezëve.

06:33 – Depërtim fantastik i Edon Zhegrovës, por ndalet në mënyrë të palejuar nga futbollisti i Maltës.