10:56 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Është për keqardhje që kemi dallime për demarkacion (Video)

Memli Krasniqi i PDK-së ka thënë se kanë kaluar më shumë se dy vite kur është pritur që projektligji të vije në seancë, për t’i dhënë epilog një çështje kaq të rëndësishme siç është demarkacioni, raporton Indeksonline.

Ja fjalimi i tij:

Tani kur jemi kaq pranë për të pasur shumicën e nevojshme, është për keqardhje që kemi dallime për finesa të terminologjisë për një tekst të përbashkët që adreson shqetësime tona.

PDK ka qenë konsistente për qëndrimin e saj dhe vazhdon të jetë unike në mbështetjen e demarkacionit, që në mënyrë eksplicite sqaron kundërshtimet që kanë pasur partitë. E kam vështirë të shoh arsye të forta për të kundërshtuar këtë marrëveshje, pasi lëvizja e lirë pamundësohet nga moskalimi i demarkacionit sot.

Nëse sot nuk kalon demarkacioni, do t’i kemi 10 ditë për ta kthyer, por do të jetë vonë nëse e kthejmë, pasi së shpejti do të kemi vizita nga niveli më i lartë i BE-së që kanë pritur pas nënshkrimit të marrëveshjes mes deputetëve që të kalojmë demarkacionin.

Duhet të gjejmë një zgjidhje që i jep epilog demarkacionit, e shohim si problematike nëse sot nuk futet në rend dite kjo marrëveshje. Ne sot fatkeqësisht kemi probleme mes palëve të caktuara. Duhet të kaloj propozimi për shmangie dhe dëshirojmë që kjo shmangie të pasohet nga konsensusi që i jep mundësi kalimit të demarkacionit. /Indeksonline/