09:57 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përkujtohet heroi i Kosovës, Enver Zymeri (Video/foto)

Rënia e heroit të Kosovës, Enver Zymerit po përkujtohet me një ceremoni ku po vendosen kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do të vazhdohet për në vendlindjen e Heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e heroit.