09:22 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Livepooli i qet kusht Bayerit – “Nëse e fitoni Ligën e Kampionëve, duhet të na paguani 5 milionë euro”

Skuadra e Bayernit ka arriti ta mposhtë klubin e Barcelonës me rezultatin final në 2:8, çka edhe e siguruan një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Bavarezët” ishin fantastik mbrëmë, ku shënuan plotë 8 herë pa mëshirë në portën e Barçës, shkruan IndeksOnline

Pjesë e skuadrës së Bayernit ishte edhe ish-sulmuesi i Liverpoolit, Coutinho, i cili i shënoi dy golat e fundit për klubin gjerman për ta vendosur kështu rezultati në 2:8.

Kështu, sipas një shkrimi të publikuar nga gazeta britanike “Mirror”, Liverpooli do t’i ftojë plotë 5 milionë euro nga Philipe Coutinho, kjo pasi njëra nga klauzolat e shitjes së sulmuesit brazilian për tek Barça ishte edhe kjo marrëveshje.

Pra nëse ndodh që Bayerni e fiton Ligën e Kampionëve këtë vit, përfitues në të holla do të jetë edhe klubi i “The Reds”.