14:58 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Liverpool bie nga liga – Chelsea nga vendi i dytë bëhet kampion

Skuadra e Femrave të Liverpool kanë rënë nga liga pas mbylljes së kampionatit për shkak të pandemisë.

Kampion u shpallën femrat e klubit londinez, Chelsea edhe pse ishin në vendin e dytë, transmeton Indeksonline.

Kjo ndodhi pasi që edhe pse City ishin në pozitën e parë, kishin një pikë por edhe një ndeshje më shumë.

Prandaj, Shoqata e Futbollit në Angli mori për kriter numrin mesatar të pikëve për ndeshje. Me këtë kriter, i bie që klubi londinez të jetë kampion.

Nga Anglia, Chelsea dhe Manchester City do të jenë në Ligën e Kampionëve për Femra./Indeksonline/