Liverpool dhe Chelsea ndajnë pikët [Video]
Liverpool dhe Chelsea kanë ndarë pikët në “Anfield” , duke barazuar me rezultat 1-1.
Liverpooli ishte më afër fitores, pasi kishte avantazhin deri në minutat e fundit të takimit.
Skuadra vendase shënoi golin e parë me anë të Mohammed Salah në minutën e 65′ , ndërsa ëillian barazoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 85′ .
Chelsea ruan pozitën e tretë në tabelë me 26 pikë, ndërsa Liverpool mbetet e pesta me 23 pikë dhe mund ta humbasë atë nëse Arsenal fiton ndeshjen e radhës. /IndeksOnline/