08:38 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Liverpool i bashkohet garës për Malcom

Liverpool është bërë klubi më i ri i Premier Ligës që i është vënë pas sulmuesit të Bordeaux, Malcom.

21 vjeçari është në listën e shkurtë të të Të Kuqve, duke iu bashkuar Christian Pulisicit të Borussia Dortmundit dhe Leon Baileyt të Bayer Leverkusenit, shkruan Daily Mail.

Malcom besohet se kushton diku 40 milionë funte, dhe po ashtu raportohet se ka ngjallur interesim nga Manchester United, Tottenham dhe Arsenal.