08:20 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Steven Gerrard mbështet Liverpoolin në ndeshjen kundër Realit

Steven Gerrard këmbëngul se ish-klubi i tij Liverpool ka një ‘shans vërtet të mirë’ për ta mundur Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Liverpool do të përballet me kampionin aktual Real në Kiev më 26 maj në finalen e tyre të parë në turne që nga viti 2007.

Ish- legjenda e Liverpoolit Gerrard, i cili së fundmi la Liverpolin duke u bërë trajner i Gllasgoë Ranger tha se ish ekipi i tij ka shans për të fituar në ndeshjen kundër Real Madrid.

‘Unë mendoj se kanë një shans vërtet të mirë. Unë, nuk do të thosha që do të humbin duke parë formën aktuale që ata po luajnë. Forma në të cilën kanë qenë, se si kanë luajtur në dy ndeshjet e fundit kundër Romës, veçanërisht me Mohamed Salahun, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.