15:53 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Liverpool i bindur se do ta fitojë garën me United dhe Arsenal, për super lojtarin e Napolit

Skuadra e Jurgen Klop, Liverpool synon që gjatë afatit kalimtar të verës ta blejë futbollistin e Napolit, Jorginhon, kështu të paktën raportojnë mediat angleze.

Jorginho po kalon një sezon të madh me napolitanët dhe tashmë është lojtari në kërkimin e klubeve të mëdha evropiane.

Man United dhe Arsenal janë dy klubet që prej disa kohë që e përcjellin Jorginhon, por siç raportohet, Liverpool është i bindur se do ta fitojë garën me rivalët e tyre për transferimin e tij./Indeksonline/