20:27 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Liverpool i fortë për Arsenalin, prin i vetëm në tabelë

Liverpool ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Arsenalit me rezultat 3:1.

Serinë e golave e hapi Joel Matip me një gol të bukur me kokë në minutën e 41-të, për ta vazhduar më pas Salah me dy gola në minutat 49 dhe 59, shkruan Indeksonline.

Arsenali arriti golin e nderit në minutën e 85 me anë të Torreiras, por kjo ishte krejt çka treguan “Topçinjtë”.

Me këtë fitore, Liverpool bëhet i vetmi klub në Premierligë me tri fitore nga tri ndeshjet këtë sezon, ndërsa Arsenali ngel me 6 pikë./Indeksonline/