11:25 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Liverpool rinovon kontratën me yllin e ri të skuadrës

Liverpooli u rikthye te titulli kampion në Angli pas 30 vitesh, por trajneri Jurgen Klopp ka filluar të mendojë për ekipin e së ardhmes.

Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë me Curtis Jones.

Mesfushori anglez ka patur minutat e tij këtë sezon duke luajtur në FA Cup dhe Carabao Cup. Ai ka dhuruar paraqitje të mira, prandaj stafi teknik ka vendosur të rinovojë me të riun.

19-vjeçari ka hedhur firmën në kontratë për 5 vite. Ai pritet të huazohet që të fitojë më shumë eksperiencë, por pavarësisht kësaj Liverpooli shpreson që të gjejë tek ai liderin e ardhshëm të ekipit.