21:27 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Liverpool vs Dortmund formacionet e ekipeve

Liverpooli do të luaj një ndeshje miqësore me skuadrën gjermane Dortmund.

Jurgen Klopp ka paralajmëruar tifozët e Liverpool që të presin një test të vështirë pasi Liverpool po përgatiten të përballen me një skuadër të fortë të Borussia Dortmundit.

Klopp nuk do ti ketë në skuadër Mohamed Salah, Sadio Mane, Alisson dhe Roberto Firmino për shkak të turneut para sezonal në SHBA, transmeton Indeksonline.

Mane po luan në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës për Senegalin, ndërsa pjesa tjetër e yjeve janë në pushim veror.

Keita dhe Xherdan Shaqiri janë të lënduar, ndërsa qendërmbrojtësi i ri Sepp Van den Berg ende është duke pritur që Fifa të i jap leje për të luajtur.

Klopp tha për opsionet e tij: Ky ndoshta do të jetë një ekip mjaft i ri që do të përballet me një skuadër shumë të mirë.

Formacionet e mundshme :

Liverpool: Mignolet, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Oxlade-Chamberlain, Origi, Wijnaldum, Brewster.

Dortmund: Burki, Piszczek, Zagadou, Hummels, Schulz, Brandt, Witsel, Sancho, Reus, Hazard, Alcácer./Indeksonline/.